"Prenku Law" Law Firm, është ekip profesionale dhe e përkushtuar të ofrojë ndihmë të plotë për të gjitha kërkesat ligjore. Në secilën sfidë tuajen, ne shohim dhe kuptojmë qartë aspektin e çështjeve ligjore dhe jemi për të bërë përfaqësimin në mënyrë të dinjitetshme dhe profesionale. Avokatët dhe bashkëpunëtorët e zyres sonë ligjore, janë me integritet, kredibilitet, guxim e profesionalizëm që është dëshmuar në kohë!
Avokati më i persosur ne Prishtinë

Z. Kushtrim Prenku është një profesionist ligjor me mbi 8 vjet përvojë në fushën juridike, duke përfshirë më shumë se 5 vjet në përfaqësimin e kontesteve të ndryshme gjyqësore, si kontestet komerciale, kontestet e punës, kontestet administrative, kompensimin e dëmeve, kontestet e përmbarimit dhe kontestet civile të tjera. Ai ka njohuri të thella mbi mosmarrëveshjet që lindin nga zbatimi i kontratave publike dhe mbi 7 vjet përvojë në sektorin publik, duke demonstruar një angazhim të fortë për drejtësinë dhe përfaqësimin efektiv të klientëve të tij. Z. Prenku ka shërbyer si Udhëheqës i Zyrës Ligjore në Trainkos SHA, ku ka luajtur një rol kyç në menaxhimin e çështjeve ligjore komplekse dhe në sigurimin e përputhshmërisë me standardet rregullatore.
Lexo më shumë...
8+
Fusha të Praktikës
8+
Vite Përvoje
"Prenku Law" Law Firm, në ofrimin e shërbimeve nga fusha e të drejtës penale, jemi ekip që garanton profesionalizëm e siguri, maksimalisht e fokusuar në mbrojtjen ligjore, duke punuar në pajtim me rregullat ligjore e morale, këshillojmë dhe përfaqësojmë klientët në mbrojtjen e të drejtave, në të gjitha shkallët e gjykimit, duke synuar proces të drejtë dhe të ligjshëm.
Firma ligjore "Prenku Law", ofron asistencë dhe konsulecë ligjore në proceduart që duhen ndjekur për zgjidhjen e martesës, përgatitjen e kontratave që rregullojnë statutin pasuror martesor, përcaktimin e përgjegjësisë prindërore, kujdestarisë, etj. Ekipa jonë ofron konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit, në përpilimin e akt marrëveshjeve për zgjidhjen me mirëkuptim të martesës, apo çështje të tjera familjare që kanë të bëjnë me: * Zgjidhje martese dhe përfaqësim përpara organeve gjyqësore; * Ndarjen e pasurisë së përbashkët, pjestim pasurie. * Si dhe çdo problem tjetër që ka lidhje me çështjet familjare.
Në fushën e të drejtës civile, ekipa juridike, bënë përfaqësimin, këshillimin, po ashtu jep opinione në procedurat gjyqësore e jashtëgjygjësore dhe ofron shërbime në përgatitjen e marrëveshjeve dhe kontratave nga marrëdhëniet e ndryshme civile.
E Drejta e Pronësisë përfshin rregullimin ligjor të marrëdhënieve që lidhen me fitimin, posedimin, përdorimin dhe mbrojtjen e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet pronarëve apo palëve të treta. Në Prenku Law, ne ofrojmë këshillim dhe përfaqësim të specializuar në çështje që lidhen me legalizimet, titujt e pronësisë, bashkëpronësinë, kufijtë, servitutet, si dhe konfliktet mbi përdorimin apo posedimin e paligjshëm të pronës.
Në lëmin e të drejtës administrative klientëve iu ofrojmë shërbime në këshillimin dhe përfaqësimin në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të njohura me të drejtën pozitive në këtë fushë.
Në fushën e së drejtës tregtare, që kompanitë të fillojnë dhe zhvillohen duke pasur siguri ne aspektin ligjor, ofrojmë mbështetje profesionale në këshillim dhe përfaqësim në të gjitha nivelet!
"Prenku Law" trajton çëshjet që ndërlidhen me Korporatat, Shoqërit me Përgjegjsi të Kufizuar, Biznese Individuale, që nga themelimi i tyre apo kompani egzistuese.Ekipa ligjore e Prenku Law, këshillonë në çështje të përgjithshme ligjore për kompanit, mbështet ato në realizimin e një strukture të çartë te operimit dhe zhvillimit të duhur , duke krijuar një struktur ligjore të jashtëzakonshme, përmes statuteve, kontratave dhe rregulloreve! Ju mund të mbështeteni në ekspertizën e avokatëve tanë në apektin ligjor!
Prokurimi publik është një nga fushat më të rëndësishme për nga trajtimi që ekipa jonë i bënë çështjeve të prokurimit nga aspketi ligjor.
Keni nevojë për ndihmë ligjore? Ekipi ynë me përvojë është gati t'ju ndihmojë të lundroni në çështje ligjore komplekse.
Rezervo KonsultëPrenku Law është këtu për t'ju ndihmuar me përfaqësim profesional dhe të përkushtuar. Kontaktoni sot për një konsultë.
Rruga Garibaldi, Hyrja 51, K-II /5, 10000 Prishtinë
Gjendemi përballë BQK-së dhe Grand Hotel
E Hënë - E Premte 8:30AM - 4:00PM