E Drejta e Emigracionit

Ndryshimin e Lejes së Qëndrimit (AufenthG)

13 Qershor 2025
2 minuta lexim
By Kushtrim Prenku

Mundësitë për Ndryshimin e Lejes së Qëndrimit për Punëtorët e Pakualifikuar nga Neni 19c Paragrafi 3 në Nenin 19c Paragrafi 1 të Ligjit të Qëndrimit (AufenthG)

Ndryshimi i lejes së qëndrimit është një temë qendrore për shumë shtetas të huaj që dëshirojnë të sigurojnë një bazë më të qëndrueshme dhe afatgjatë për jetën e tyre në Gjermani. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për punëtorët e pakualifikuar që aktualisht mbajnë një leje qëndrimi sipas Nenit 19c paragrafi 3 të Ligjit të Qëndrimit, e cila është e lidhur me një nevojë rajonale të përkohshme të tregut të punës. Një nga qëllimet afatgjata për shumë prej këtyre individëve është kalimi në një leje qëndrimi më të sigurt dhe më të strukturuar, siç është ajo sipas Nenit 19c paragrafi 1, e cila bazohet në rregullat e përgjithshme të punësimit dhe është më pak e varur nga interesat afatshkurtra të tregut të punës.

Kuptimi i dy lejeve të qëndrimit

Neni 19c paragrafi 3 – Leje për nevoja rajonale

Kjo leje jepet kur ekziston një interes rajonal, ekonomik ose i tregut të punës për mbushjen e vendeve të punës në zona specifike të Gjermanisë. Punëtorët e pakualifikuar mund të përfitojnë nga kjo leje nëse ata punojnë në sektorë me mungesë fuqie punëtore, si p.sh. bujqësia, përkujdesja, ndërtimi apo gastronomia në rajone specifike.

Neni 19c paragrafi 1 – Leje për punësim të rregullt

Kjo leje është e bazuar në rregullat e Ordinancës së Punësimit (BeschV) ose marrëveshjeve ndërqeveritare. Ajo është më e qëndrueshme dhe më e përshtatshme për plane afatgjata si bashkimi familjar, qëndrimi i përhershëm apo natyralizimi. Të huajit mund t'i jepet lejeqëndrimi për të punuar, pavarësisht nga kualifikimi i punëtorit të kualifikuar, nëse me rregulloren e punësimit ose me një marrëveshje ndërqeveritare parashikohet që i huaji të pranohet për të kryer këtë punë.

Ndryshimi nga 19c pragrafi 3 në 19c paragrafi 1 është mundshëm

Kalimi nga një leje qëndrimi sipas Nenit 19c paragrafi 3 në një leje sipas Nenit 19c paragrafi 1 është një hap i rëndësishëm drejt një qëndrimi më të sigurt dhe afatgjatë në Gjermani. Megjithëse rruga nuk është e lehtë, pasi që në shumicën e rasteve është vendim diskrecional, sipas të cilit autoritetet e imigracionit kanë të drejtën të vendosin në mënyrë diskrecionare. Nuk ka të drejtë automatike për ndryshim të lejes, mirëpo ajo është e realizueshme me planifikim të kujdesshëm, përpjekje për arsimim dhe integrim, si dhe mbështetje profesionale nga një avokat me njohuri të thella në çështjet e imigracionit. Kjo është një mundësi reale për shumë punëtorë të pakualifikuar për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme në Gjermani.

Përfundim

Përmes një strategjie të qartë dhe mbështetjes juridike të duhur, kemi arritur të realizojmë me sukses kalimin nga leja e qëndrimit sipas Nenit 19c paragrafi 3 në atë sipas Nenit 19c paragrafi 1 për shumë klientë tanë. Ky sukses përfaqëson jo vetëm një fitore ligjore, por edhe një hap të madh drejt sigurisë, integrimit dhe stabilitetit afatgjatë për jetën e tyre në Gjermani.

Tags

Leje QëndrimiE Drejta e EmigracionitLigji Gjerman i QëndrimitPunësimi në GjermaniIntegrimi

Ndaje këtë artikull

Kushtrim Prenku

Kushtrim Prenku

Pronar, Avokat

Me një mendje analitike dhe përvojë në zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara ligjore, Kushtrim Prenku ofron qasje strategjike të bazuara në etikë dhe profesionalizëm. Ai vepron gjithmonë në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të shtetit ligjor, duke vënë interesin e klientit në qendër të çdo vendimi.

DËSHMI

Çfarë thonë klientët tanë!

test

Ekipi i Prenku Law na ndihmoi jashtëzakonisht shumë në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje komplekse pronësie. Profesionalizmi dhe qasja e tyre strategjike na siguruan një rezultat të kënaqshëm, duke na ofruar gjithmonë mbështetje dhe këshilla të qarta gjatë gjithë procesit.

Elira D.
test

Falë përfaqësimit të Prenku Law, u ndjeva i mbrojtur dhe i informuar në çdo hap të procesit penal. Ata ishin të kujdesshëm, diskretë dhe shumë të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të mia, duke arritur një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë.

Arben K.
test

Në një situatë shumë të ndjeshme familjare, Prenku Law na ofroi mbështetje të jashtëzakonshme ligjore dhe emocionale. Falë tyre, arritëm një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme për kujdestarinë dhe ndarjen e pasurisë, me shumë respekt dhe përkushtim ndaj familjes sonë.

Mira T.
test

Kam bashkëpunuar me Prenku Law për çështjen e legalizimit të pronës dhe nuk mund të isha më i kënaqur me shërbimin. Ekspertiza dhe qasja e tyre profesionale më ndihmuan të kaloj me sukses të gjitha procedurat ligjore, duke më kursyer kohë dhe stres.

Gentian L.
test

Si operator ekonomik, bashkëpunimi me Prenku Law gjatë pjesëmarrjes në tendera shtetërorë ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Ata na ndihmuan në përgatitjen e dokumentacionit ligjor dhe na përfaqësuan me profesionalizëm në proceset e ankimimit, duke siguruar që të drejtat tona të respektoheshin plotësisht dhe pa stres.

Ardian Z.
test

Pasi punova në Gjermani për disa vite me leje 19c ABS. 1, ndihesha gjithmonë i pasigurt për të ardhmen time. Prenku Law më ndihmuan të kuptoj që kisha të drejtë të kërkoja një leje më të qëndrueshme. Ata përgatitën çdo dokument, komunikuan me zyrat dhe më mbështetën në çdo hap. Falë tyre, tani kam leje 19c ABS. 3 dhe ndjehem më i qetë për të ndërtuar jetën këtu. Shumë faleminderit për profesionalizmin dhe kujdesin

Ardit M

Keni nevojë për këshillim ligjor?

Prenku Law është këtu për t’ju ndihmuar me përfaqësim profesional dhe të përkushtuar. Kontaktoni sot për një konsultë.